Koronavirus/ Pse po dynden njerëzit në gjithë botën, për të blerë letra higjienike

Advertisment

Koronavirusi i ri, Covid-19 e gjeti botën të papërgatitur. Mijëra njerëz kanë vdekur dhe akoma më shumë janë prekur. Koronavirusi erdhi edhe në Evropë dhe tashmë ka mbërthyer pjesën më të madhe të vendeve. Italia është më keq, me qindra viktima dhe mijëra të infektuar. Dy ditë më parë u regjistruan të infektuar me Covid-19 dhe në vendin tonë. Deri më tani janë 10 të prekur.

E ndërsa numri i të prekurve shtohet, rriten dhe masat. Sapo u shfaq virusi në Evropë, njerëzit rendën në farmaci për të marrë maska dhe dezinfektantë, ndonjëherë më shumë nga sa mund t’u duheshin.

Reklame

Në fillim mbaruan maskat, pastaj dezinfektantët e duarve. Por tani cila e ka radhën?

Letrat higjienike! Disa markete janë boshatisur. Përveç ushqimeve, njerëzit janë furnizuar edhe me letra higjienik. Po përse? Ato nuk ofrojnë mbrojtje të veçantë kundër virusit. Nuk konsiderohet si element kryesor i emergjencave, siç janë qumështi dhe buka.

Atëherë, pse njerëzit blejnë më shumë ngase mund të rikrijohen?

Psikologët japin 5 arsye!

Arsyeja 1: Njerëzit shkojnë në ekstreme kur dëgjojnë mesazhe kontradiktore. Covid-19 i frikëson njerëzit sepse është i ri dhe ka shumë gjëra që nuk dihen për të. Kur njerëzit dëgjojnë mesazhe kontradiktore në lidhje me rrezikun që paraqet dhe sa seriozisht duhet të përgatiten për të, ata priren të shkojnë në ekstrem.

Rezultati i imazhit për coronavirus, toilet paper

Arsyeja 2: Mungesa e një drejtimi të qartë nga zyrtarët. Disa vende janë karantinuar. Si rasti i Italisë që izoloi 16 milionë njerëz. Nga frika se edhe në qytetin e tyre mund të ndodhë e njëjta gjë, njerëzit blejnë letër higjienike dhe gjëra të tjera për shtëpinë, për të qenë të përgatitur, informon dritare.net

Arsyeja 3: Blerja në panik, fillon nga blerja në panik. Imazhet e rafteve të zbrazëta dhe karrocat e tejmbushura me ushqime dhe jo vetëm kanë bërë namin këto ditë në rrjete sociale. Njerëzit shohin imazhe të njerëzve në panik dhe supozojnë se ka një arsye për t’u panikuar dhe për të blerë çdo gjë që mund t’u nevojitet. Të gjitha ato fotot e rafteve të zbrazëta mund t’i shtyjnë njerëzit të besojnë se duhet të nxitojnë dhe të blejnë letra higjienike ndërsa munden. Mediet socialë luajnë rol të madh në përhapjen e frikës për koronavirusin. Keqinformimet përhapen me lehtësi dhe platformat e hapura amplifikojnë zërat e panikut.

Arsyeja 4: Është e natyrshme të dëshironi ta teproni. Me qendrat apo agjencitë ndërkombëtare të shëndetit që këshillojnë se tani disa njerëz duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktin me njerëz ose turma të tjera, është e natyrshme të dëshironi të përgatiteni.

Covid-19 po krijon një lloj psikologjie mbijetese, ku njerëzit duhet të jetojnë sa më shumë që të jetë e mundur në shtëpi dhe kështu duhet të sigurojnë gjërat bazike, këtu përfshihet edhe letra higjienike. Në fund të fundit, nëse mbarojnë letrat higjienike, me çfarë do të zëvendësohen? Ju do të shpenzoni para për letër higjienike në një moment apo tjetër, e vetmja kosto shtesë është telashi për ta bërë atë sa më shpejt.

Arsyeja 5: Kjo i lejon disa të ndiejnë një sens kontrolli. Njerëzit që janë duke u furnizuar me gjëra bazike po mendojnë për veten, familjen e tyre dhe për atë se çfarë duhet të bëjnë që të jenë të përgatitur.

Por njerëzit veprojnë në këtë mënyrë vetëm nga frika. Përgatitja, qoftë edhe me blerjen e letrës higjienike, i kthen një sens kontrolli ndaj situatës që duket e pashpresë./ Përshtati nga CNN për dritare.net: Kadrije Çako