Koronavirus, tre shtetas të Maqedonisë në anijen e ndalur në Japoni

Advertisment

Në anijen që është ndaluar në Japoni për shkak të korona-virusit, gjenden tre shtetas të Maqedonisë, këtë lajm e kumtojnë edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Sipas informacioneve që i kemi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë, është vërtetuar se tre shtetas të Maqedonisë gjenden në anijen e cila është ndalur afër Jokahomas, Japoni. Arsyeja e ndaljes së anijes është se në të ka persona të prekur nga korona-virus. Deri në këto momente janë vërtetuar se 20 persona janë të prekur nga ky virus.

Reklame

Ministria e Punëve të Jashtme në Republikën e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht e ndjek gjendjen lidhur me përhapjen e korona-virusit dhe masave që i marrin për ta parandaluar”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.