Koronavirusi, 812 të vdekur në Itali gjatë 24 orëve të fundit

Ditën e sotme në Itali janë shënuar 812 viktima nga koronavirusi duke e çuar 11,591 në total numrin e të vdekurve.

Pothuajse në dy javët e fundit Italia ka pas shifra tragjike të viktimave nga koronavirusi ku tashmë numërohen mbi 11 mijë të vdekur, por fatmirësisht nuk ka pasur rritje të rasteve të reja të të infektuarëve.

Ndërkohë sot në vend sërish është parë një rritje e numrit të të sëmurëve, ku vetëm brenda një dite janë regjistruar 4050 raste të reja, duke e çuar në 101.739 numrin e të infektuarëve në gjithë territorin e Italisë.

Mes viktimave në Itali janë regjistruar afro 50 mjekë të vdekur nga koronavirusi, e mbi 1000 të tjerë mjekë e infermierë janë sëmurë.