Koronavirusi anulon karnavalin në Strumicë

Advertisment

Edicioni i sivjetshëm i Karnavalit ndërkombëtar të Strumicës përfundoi mbrëmë me mbajtje të koncertit nën maska, ndërsa përmbajtjet tjera që është dashur të mbahen deri më 4 mars janë anuluar, konfirmoi kryetari i Këshillit organizativ, Aleksandar Cicimov.

Edhe pse ende nuk ka vendim zyrtar të Qeverisë për anulim të ngjarjeve dhe tubimeve për shkak të paraqitjes së koronavirusit në vend, organizatorët morën vendim që të mos mbahet maskenballi, mbrëmja internacionale e karnavalit dhe karnavali i fëmijëve, si dhe përmbajtjet tjera që ishin planifikuar të mbahen në kuadër të festimeve të sivjetshme të karnavalit.

Reklame

Në mënyrë plotësuese do të vërtetohet terminet, në të cilat di të mbahen manifestimet kryesore të Karnavalit të Strumicës.

Në natën internacionale të Karnavalit, që ishte caktuar për nesër, duhej të merrnin pjesë 45 maska individuale në grup nga vendi, por edhe nga
Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Greqia, Italia dhe Gjermania me mbi 1.200 pjesëmarrës./mia