Koronavirusi bën k ërdinë te klubi zviceran, presidenti u prish kontratën 2 futbollistëve shqiptarë

Koronavirusi po bën kërdinë te Sioni. Kjo nuk ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të lojtarëve por gjendjen financiare të klubit.

Sipas asaj që shkruan Blick tani që futbolli është pezulluar, drejtuesit e klubit e kanë të vështirë të përballojnë financat, duke e pasur të pamundur të paguajë të gjithë lojtarët në kohë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Pikërisht për këtë arsye, presidenti i klubit i ka dërguar një letër 8 futbollistëve, ndër ta Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami, të cilëve iu ka kërkuar që klubi t’i paguajë me një pagë prej 12.350 franga zvicerane si punëtorë me kohë të pjesshme.

Disa lojtarë janë përgjigjur negativisht, ndërsa disa të tjerë nuk kanë kthyer përgjigje dhe klubi ka marrë një vendim.

Presidenti ka vendosur që t’i ndërpresë kontratën 8 lojtarëve, Ermir Lenjani, Pajtim Kasami, Aleks Song, Hvier Kuasi, Sejdu Dumbia, Mikael Façineti, Kristian Zok dhe Birama Ndoje, me pretekstin se klubi nuk mund të përballojë kontratat e tyre, transmeton “Panorama Sport”.

Menjëherë pas kësaj, Shoqata e Futbollistëve në Zvicër ka dërguar një ankesë në institucionet përkatëse, për t’i ardhur në mbrojtje 8 futbollistëve.