Koronavirusi, dy viktima dhe 18 raste të reja në vend

Prej gjithsej 351 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 18 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona(Covid-19).

Sipas qyteteve 7 raste janë regjistruar në Shkup, 2 në Kumanovë, 4 në Prilep, 1 në Kavadar, 1 në Krushevë dhe 1 në Koçani.

Gjatë natës së kaluar janë shënuar dy viktima si pasojë e virusit korona, duke çuar kështu numrin e viktimave nga koronavirusi në 28.

Bëhet fjalë për një pacient nga Kumanova dhe një nga Kavadari.