Koronavirusi: E gjithë Italia shpallet zonë e kuqe

Kryeministri Italian shpall zonë të kuqe të gjithë Italinë.

Conte ndodhet aktualisht në një konferencë për median. Të gjitha masat do të ndërmerren në të gjithë Italinë ndërkohë të gjitha shkollat do te qendrojnë të mbyllura deri më 3 prill.

Reklame

“Të infektuarit, të vdekurit po rriten ndjeshëm” nënvizoi kryeministri Italian, Giuseppe Conte dhe ftoi të gjithë të ndryshojnë qëndrim dhe të kufizojnë lëvizjet.

Gazetarja e Ora News, tha se e gjithë Italia është futur në zonë të kuqe, duke iu referuar vendimit të kryeministrit Conte.

Kryeministri është në një konferencë shtypi. Itali është e gjitha zonë e kuqe. “Unë qëndroj” në shtëpi është dekreti që ka nxjerrë kryeministri për të mirën e të gjithë shtetit. Italia nga dita e sotme është në zonë të kuqe. Kam raportuar se një shqiptar i cili është prekur nga koronavirus. Zonë e kuqe do të thotë se nuk mund të lëvizet nga një rajon në tjetrin pa një letër njoftim ose kumunikatë me arsyet e lëvizjes“, ka theksuar Alba Kepi.

Deri tani në Itali flitet për 7 985 të infektuar, 463 të vdekur dhe 724 të shëruar. Ndërkohë në të gjithë botën numërohen 4 mijë të vdekur nga koronavirusi.