Koronavirusi edhe në shtabin e përgjthishëm të ARM, infektohet gjenerali shqiptar

Koronavirusi Kovid19 tashmë nuk ka lënë pa prekur edhe Armatën e Maqedonisë së Veriut. Sipas portalit Mkd, në shtabin e përgjithshëm është infektuar general – majori Azim Nuredini.

Ai ka rezultuar pozitiv në testin e kryer dhe se përveç tij, pozitiv ka dalur edhe një anëtar i kabinetit të tij. Pas kësaj, është urdhëruar izolimi i shumë pjesëtarëve të tjerë dhe personave që kanë pasur kontakte me të infektuarit, njoftuan nga ARMV.

Reklame

Nga shtabi i përgjithshëm theksuan se janë ndërmarrë të gjitha masat me izolimin e personave që kanë pasur kontakte, por është dezinfektuar edhe hapësira ku kanë qëndruar të prekurit. ARMV plotësisht po zbaton protokollet për mbrojtje dhe parandalimin e përhapjes së virusit.

Nga krerët e lartë shtetëror, deri tani është vërtetuar se të prekur kanë qenë nga koronavirusi edhe drejtori i Agjencisë së Kundërzbulimit, drejtoresha e të Hyrave Publike, drejtori i Policisë, zv/ministrja e MPB-së, drejtori i Byros së Sigurisë Publike, etj.