Koronavirusi/ Edhe qeveria e Kosovës mbyll të gjitha shkollat deri në 27 mars

Advertisment

Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendet fqinje. Në mbledhjen e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur, qeveria ka vendosur që procesi mësimor të pezullohet deri në 27 mars 2020. Po ashtu është marrë vendim edhe për vetë-karantim të të gjithë personave që hyjnë në Kosovë nga vendet që është përhapur koronavirusi. Po ashtu pezullimi i linjave ajrore.

“Përkeqësimi i situatës në Itali, Gjermani e Zvicër, raportimi për përhapje të koronavirusit në vendet fqinjë ka shkaktuar panik në vend. Në Kosovë akoma nuk kemi asnjë të konfirmuar më koronavirus. Por pavarësisht kësaj komitet në mbledhje e jashtëzakonshme ka vendos që të marren masa paraprake. Ndër këto masa ja ë: ndërprerja e procesit mesimorë në të gjitha nivelet deri me 27 mars 2020.

Reklame

Pezullimi i linjave ajrore. Kontrolli kufitarë në të gjitha pikat kufitarë. Vetëkarantim i detyruar i të gjithë qytetarëve të Kosovës që hyjn nga vendet e prekura. Të gjitha aktivitetet publike do të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut. Ndalohet veprimtaria e klubeve të natëa, palestrave pas orës 19:00. Të gjitha institucionet privatë e publike të marrin masa me dezinfektim për parandalimin e virusit”, – tha Arben Vitia, minister i Shendetesise.