Koronavirusi, Erion Veliaj i shkruan Teuta Arifit: Bashkë do ia dalim

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dhënë përkrahje dhe mbështetje të madhe kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifit gjegjësisht tetovarëve për situatën që po kalojnë me virusin Covid-19. Vet kryetarja Arifi ka shpërndarë letrën e kryetarit Veliaj duke falenderuar për përkrahjen.

“Një falënderim i veçantë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, dhe mikun tim Z. Erion Veliaj!

Tirana zyrtare si çdoherë në përkrahje dhe mbështetje të qytetarëve të Tetovës, veçanërisht në kohë të vështira dhe sfida si kjo që po e kalojmë bashkë!

Uroj dhe besoj se krah njëri-tjetrit do ta kalojmë edhe ketë periudhë shumë sfiduese me pandeminë e #Covid19, dhe qytetet e shoqëritë tona shumë shpejt do i kthehen normalitetit!

Miqësitë e vërteta ndërtohen përmes bashkëpunimit korrekt dhe respektit të ndërjesellë!” ka shkruar Arifi./TS/

Ja letra e Erion Velijat