Koronavirusi, hoteli me 1 mijë persona brenda kthehet në karantinë

Një hotel në Tenerife të Spanjës është kthyer në karantinë, pasi një person u konfirmua se ishte i prekur nga koronavirusi.

Autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë personat që ndodhen aty të mos dalin nga dhomat, për shkak se ekziston një mundësi e madhe që të infektohen nga koronavirusi.

Reklame

Zyrtarët e shëndetësisë raportohet se po kryejnë teste në kompleksin në Adeje. Ndërkohë pamje e shkrupura nga jashtë kompleksit të hotelit tregojnë se zona është e rrethuar ndërsa njerëzit mbajnë maska në fytyrë.

Një britanik i cili gjendje në Pallatin H10 Costa Adeje në Tenerife, i tha Sky News: “E tëra që na është thënë është të qëndrojmë në dhomat tona”.

Një britanik tjetër tha: “Nuk na është dhënë asnjë informacion përveç një copë letër nën derë.

Shënimi i shpërndarë për mysafirët poshtë derës thotë: “Me keqardhje ju njoftojmë se për arsye të shëndetit, hoteli është mbyllur. Derisa të paralajmërojnë autoritetet sanitare, ju duhet të qëndroni në dhomat tuaja”.

Mediat spanjolle thonë se rreth 1 000 turistë janë në hotelin me katër yje – i cili ka afro 500 dhoma, katër pishina, restorante, një qendër bukurie dhe një palestër ndërsa të gjithë këta persona u është thënë se nuk lejohen të largohen nga kompleksi.