Koronavirusi i merr jetën 50 vjecarit shqiptar në Greqi/ Gazetari: S’dua ta besoj, dhimbje e madhe!

Një tjetër shtetas shqiptar ka humbur jetën në Greqi për shkak të virusit COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Ylli Dylgjeri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare, miku i tij Fatos Hasa.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Dylgjeri i shpreh ngushëllime familjarëve e të afërmëve të viktimës.

Postimi i plotë:

Miq, Sot në orën 7.10 më ra zilja e telefonit…Lajmi që më erdhi nga përtej më pikëlloi pa masë… Më telefononte një djalë i vogël: Xhaxhi Ylli, xhaxhi Ylli, më vdiq babi!

E pabesueshme! Kishte vdekur Fatos Hasa! Bashkëpunëtori dhe shoferi im në gazetë e në Ministrinë e Brendshme. Po miq. S’dua ta besoj! Vdiq nga Koronavirusi- më thotë familja! Dhimbje e madhe për familjen e të afërmit. Ngushëllime gruas e familjes.
Ta kujtojme Fatosin e mire. I paharruar kujtimi