Koronavirusi ka gjunjëzuar botën, por njihuni me 12 shtetet që nuk janë prekur fare

Advertisment

Ka disa shtete në të cilat koronavirusi nuk ka arritur të depërtojë ende që prej fillimit të pandemisë.

Rreth 188 shtete kanë raportuar që kanë raste me CoViD-19 dhe shumica prej tyre tashmë kanë ndërmarrë masa strikte dhe agresive për të luftuar pandeminë që ka kapluar botën.

Reklame

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 12.5 milionë njerëz janë infektuar në botë nga ky virus, dhe numri i fataliteteve nga CoViD-19 ka kaluar shifrën 560 mijë.

Por, ekzistojnë 12 vende të cilat deri më tani nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus:

Kiribati, Korea e Veriut, Turkmenistani, Ishujt Solomon, Vanuatu, Samoa, Tonga, Palau, Ishujt Marshall, Nauru, Tuvalu, Shtetet e Mikronesias.