Koronavirusi ka “goditur” edhe transportuesit privat nga Komuna e Sarajit (VIDEO)

Advertisment

Kriza me virusin korona ka prekur edhe kompanitë private për transportin e udhëtarëve. Nga 24 furgona që shërbenin për transportin e banorëve të Komunës së Sarajit drejt Shkupit, aktualisht qarkullojnë vetëm 7. Për shkak të orës policore, orari i tyre është reduktuar ndjeshëm.

Kompania Mensur Turs që para pandemisë bënte 48 xhiro brenda ditës, tani realizon vetëm 6. Shoferët e furgonave thonë se nuk mund t’i mbulojnë as shpenzimet e karburantit. Megjithatë, janë të detyruar të punojnë për shkak të udhëtarëve me bileta mujore.

Reklame

Drejtuesit e kompanive të transportit privat thonë se pa ndihmën e shtetit do të kenë vështirë ta përballojnë krizën e rëndë që ka shkaktuar koronavirusi. /Gazeta LAJM