Koronavirusi, katër shtetas të Maqedonisë në karantinë (VIDEO)

Advertisment

Përveç tre shtetasve që tashmë ndodhen në karantin në anijen e cila është mbajtur në Jokohama të Japonisë, edhe një shtetas tjetër i Maqedonisë së Veriut, ndodhet në karantin në Francë për shkak të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se akoma nuk ka informacione të detajuara se cila është situata e tyre shëndetësore dhe nëse janë apo jo edhe ata të infektuar. Deri më tani 61 persona nga anija me 3.700 pasagjerë janë të infektuar me koronavirus. Filipçe nënvizoi se do të informohen nga autoritetet shëndetësore nga atje se kur ata shtetas do të jenë të gatshëm të kthehen në vend.

Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë
“Këto 3 për të cilët mediat kanë njoftuar gjatë ditës së djeshme dhe një tjetër shtetas i yni është në karantin në Francë, do të informohemi nga autoritetet shëndetësore nga atje se kur do të jenë të gatshëm të dërgohen këtu në shtet…….. Informacione të detajuara do të marrim sot gjatë ditës, duke pasur parasysh se dje i kemi marrë informacionet e para. Kontaktojmë edhe me organizatën botërore të shëndetit”.

Reklame

Filipçe nënvizoi se prolongohet kthimi i 50 shtetasve kinezë të punësuar në Maqedoninë e Veriut të cilët ndodhen në udhëtim në Kinë. Ministri tha se 3 prej tyre janë nga rajoni kritik, por se po merren të gjitha masat e nevojshme që asnjë person i infektuar nga koronavirusi të mos futet në shtet.

Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë
“Gjatë ditës së djeshme kemi pasur takim me ambasadorin kinez dhe kemi informacione për 50 shtetas kinezë të cilët janë të punësuar në një kompani në Maqedoninë e Veriut e të cilët pas udhëtimit në Kinë do të duhet të kthehen këtu. Por u këshilluam që të prolongojnë ardhjen. Dua të potencoj se nga ata 50 shtetas, 3 persona janë nga rajoni kritik. Të gjithë shtetasit kinezë nga ai rajon që shkojnë në udhëtime jashtë vendit, u rekomandohet karantin 14 ditorë, para se të dalin. Pra autoritetet kineze kanë siguruar në mënyrë kompetentë që jashtë shtetit të dërgojnë vetëm persona të shëndetshëm që e kanë kaluar periudhën e inkubacionit, gjë që është për të përshëndetur. Në çfarëdo rasti ambasada kineze do të na njoftojë kur ata të nisen kah vendi ynë që edhe ne t’i ndërmarrim masat tona, nëpërmjet skriningut dhe nëse ka nevojë edhe analizë të gjakut, që të jemi të sigurtë se askush i infektuar nuk do të futet në shtetin tonë”.

Numri i viktimave nga virusi i tmerrshëm në Kinë ka arritur në 636 ndërsa numri i të infektuarve mbi 31.000.

Dr. Li Ëenliang, 34 vjeç, i cili u “shenjestrua” nga policia në Kinë për “përhapjen e thashethemeve” kur u përpoq të paralajmeronte rreth virusit ka vdekur nga sëmundja. Ëenliang punoi në një spital në provincën Ëuhan, zona ku filloi shpërthimi. Përveç Kinës kontravirusi është përhapur edhe në 25 shtete të tjera të botës. Organizata Botërore e Shëndetit po përqendrohet në përcaktimin se si të diagnostikojë shpejt virusin në mënyrë që të parandalojë përhapjen e tij. Studiuesit po punojnë për të zhvilluar një vaksinë për virusin, por testimi mund të mos fillojë deri në prill.