Koronavirusi këto ditë i nxorri të palarat e politikanëve hajdutë në Ballkan

Muhamer Pajaziti

Coronavirusi këto ditë i nxorri të palarat e politikanëve hajdutë në Ballkan. Spitalet në mjerim, pa maska, pa dorëza plastike, pa respitator, mungesë krevatësh e gjëra më elementare për shërbimet shëndetësore. Me këtë u dëshmua se këto shtete të vogla shërbejnë vetëm për një kastë kriminelësh e tuxharësh që s’mendoj përpos interesit personal e familjar. U la përshtypja se këto shtete as që ja vlejnë të ekzistojnë si të tilla.

COVID-19 gjithashtu dëshmoi se sistemi kapitalist, ku paraja është gjithcka, po i vjen fundi. Kjo për faktin se kjo pandemi dëshmoi të kundërtën – të gjithë jemi të barabartë. I pasuri e i varfri u futën nëpër shtëpi për të marr një mësim të mirë dhe për të reflektuar se përpos parasë ka gjëra më të vlefshme në këtë botë.
Gjithashtu kjo sëmundje e cila me të madhe i kaploi shtetet e pasura ju dha një mësim se duhet punuar më shumë për ndërtimin e një familje të shëndosh e të edukuar drejtë.

Kjo dëshmoi se shtetet evropiane dhe më gjerë vuajnë nga një krizë morale dhe jo ekonomike. Fëmija në perëndim e ndjenë mungesën e familjes, sepse që në moshë të re e kalon shumicën kohës në cerdhe, pastaj në shkollë, në konvikte e studime universitare e pasuniversitare. Kështu ka humbur sensi se familja është e shenjtë.
Po duket se ka ardhur koha për një rend të ri botëror. Shpresojmë që pas kësaj të keqe të lulëzoj dicka e re, sigurisht në të mirë të njerëzimit. Dashtë Zoti të mos ndodhë e kundërta.