Koronavirusi, mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme në Francë

Advertisment

Franca bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente dhe hapësira publike. Vendimi erdhi pas rigjallërimit të Covid-19. Maska ishin të detyrueshme në transportin publik, ndërsa tani do të mbahen edhe në vende si dyqanet.

Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran, paralajmëroi se në Francë gjenden aktualisht rreth 500 vatra aktive përhapjeje të Covid-19.

Reklame

Presidenti, Emmanuel Macron, ka shpallur fitoren e parë ndaj virusit në qershor dhe i ka dhënë fund gjendjes së emergjencës kombëtare.

Megjithatë në bazë të raportimeve, në javët e fundit ka pasur një shtim të rasteve të reja në shumë rajone të vendit. Franca është një ndër shtetet europiane më të goditura nga pandemia dhe regjistron mbi 200 mijë të infektuar dhe më tepër se 30 mijë jetë të humbura.