Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në vendin tonë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme pranë Qeverisë ka bërë të ditur se virusi Korona ka mbërritur në vendin tonë. Bëhet fjalë për një paciente e ardhur nga Italia që ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites në Infektologji. Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por është në gjendje stabile. Pacientja ka qenë në Itali për një muaj, po në Itali nuk ka qenë e trajtuar. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat.

Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të virusit Corona.

Reklame

Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkëudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës.

Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje INfektive, në repartin e posaçëm për izolim- tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.