Koronavirusi, namazet e xhumasë dhe teravisë në Katar do të falen vetëm në një xhami

Advertisment

Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Islame e Katarit njoftoi se në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), falja e namazeve të teravisë dhe xhumasë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit do të kryhet vetëm në një xhami në kryeqytetin Doha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Namazet e teravisë dhe xhumasë do gjatë Ramazanit do të falen në Xhaminë Imam Muhammad ibn Abd al-Wahhab, tha ministria në një deklaratë, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Katarit QNA.

Reklame

Në deklaratë thuhet se në namazet e xhumasë, jacisë dhe teravisë në xhaminë në fjalë do të lejohen vetëm imamët e xhamisë, muezinët dhe 40 persona nga punonjësit.

Ministria shtoi se në kuadër të luftës kundër COVID-19, xhamitë e tjera do të mbeten të mbyllura dhe në to do të thirret vetëm ezani.