Koronavirusi/ Në këtë qytet të Italisë burrat dhe gratë shkojnë veçmas për pazar

Në Itali, për shkak të Koronavirusit, edhe bërja e pazarit po bëhet sipas gjinisë.

Kjo gjë ka filluar në Canonoca d’Adda, në komunën e Bergamascas, ku sipas një urdhri të kryebashkiakut Gianmaria Cerea, që prej 6 prillit (sot) burrat dhe gratë do të shkojnë veçmas në markete.

Vendimi ka shkatuar polemika mes qytetarëve, të cilët e quajnë diskriminim gjinor, por sipas komunës kjo gjë bëhet për të shmangur përhapjen e mëtejshme.

Sipas njoftimit të komunës, gratë mund të shkojnë për pazar ditën e martë, të enjte dhe të shtunë, ndërsa burrat një ditë më shumë: të hënën, të mërkurën, të premten dhe të dielën. /A.R, Syri.net