Koronavirusi në Maqedoni, ja të dhënat e fundit gjatë 24 orëve

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me koronavirusin në vend.

Siç mësohet gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 raste të reja, për dallim nga dita e djeshme që kishte 36 raste, përcjell INA.

Reklame

Sipas komunave këto janë shifrat e të prekurve : Shkup-12, Kumanivë-1, Prilep-3, Tetovë-2, Manastir-1, Gostivar-1.

Sa i përket pacientëve të shëruar janë 24 pacientë të shëruar nga Kovid-19 gjatë 24 orëve, edhe atë: Shkup-11, Kumanovë-10, Tetovë-1 dhe Veles-2 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i epidemisë arrin në 1642, numri i të shëruarve është 1136, të atyre që kanë nderuar jetë 91, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin në 415.(INA)