Koronavirusi në Maqedoni: Një i vdekur, 12 të shëruar dhe 66 raste të reja

Advertisment

Ministria e SHëndetësisë njofton pacientja që para dy dite ndërroi jetë në spitalin “8 shtatori” në Shkup ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Pacientja e moshës 76 vjeçe është shtruar në spital me simtima të virusit korona. Numri i viktimave si pasojë e Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 45.

Gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 12 pacient nga Shkupi të cilët po kuroheshin në kushte shtëpiake. Numri i pacientëve të shëruar në vendin tonë tashmë shkon në 98.

Reklame

Në 24 orët fundit konfirmuar edhe 66 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve rastet janë shënuar në: Shkup-10, Kumanovë-27, Shtip-3, Prilep-4, Tetovë-5, Strugë-4, Veles-2, Ohër-5, Gostivar-1, Koçani-3 dhe Negotinë-2. Sipas statistikave të fundit numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tënë shkon në 974.