KORONAVIRUSI/ Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët e bllokuar në Francë dhe Gjermani

Advertisment

Shqiptarët që janë bllokuar në Gjermani dhe Francë për shkak të koronavirusit nuk do të penalizohen, njofton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtëm.

Ata mund të tejkalojnë qëndrimin në zonën Shengen dhe të dëshmojnë se e kanë të pamundur lëvizjen për shkak të Covid-19.

Reklame

Në këtë mënyrë autoritetet franceze dhe gjermane nuk do të vendosin asnjë penalitet.

Ndërsa shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë.