Koronavirusi nuk kursen politikanët, infektohet një tjetër president

Presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, bashkëshortja e tij dhe dy ndihës të afërt, janë diagnostikuar me koronavirus. Kreu i shtetit po merr trajtim dhe do të qeverisë nga distanca përmes ndihmësve të tij.

“Si president i kombit dhe një qytetar i përgjegjshëm, unë dua të komunikoj që gjatë fundjavës kisha shqetësime dhe sot u diagnostikova me COVID-19,”- tha Hernandez në një fjalim televiziv.

Reklame

“Mjekët më kanë rekomanduar pushim, por unë do të vazhdoj të punoj nga distanca dhe përmes ndihmësve të mi.”, shtoi ai.

Hernandez ka shfaqur simptoma të buta, dhe ka nisur trajtimin. Ai është duke u mjekuar me disa ilaçe të ndryshme që përfshijnë mikrodacin, azitromicin, ivermektin dhe zink.

Presidenti do të qëndrojë në izolim, por nën vëzhgim të vazhdueshëm, për të vendosur se ku do të vazhdohet trajtimi, tha qeveria në një deklaratë.

Gruaja e presidentit dhe dy ndihmësit e tij, gjithashtu të diagnostikuar me virus, po marrin trajtim./Opinion.al