Koronavirusi nuk po ndalet në Maqedoni, edhe sot po paralajmërohen shifra rekorde?!

Edhe sot një pjesë e portaleve në gjuhën maqedonase kanë nxjerrë shifra lidhur me numrin e të infektuarëve nga koronavirusi.

Portali Netpress ka shkruar se sipas informacioneve që ka siguruar nga Qendra e Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 154 raste të reja të të infektuarëve nga koronavirusi, ku 115 janë vetëm nga Shkupi.

Reklame

Me këtë po rritet numri i të infektuarëve, pasi që dje sërish u raportua zyrtarisht për 125 raste, ku 89 prej tyre ishin në Shkup. Dje ishte një shifër shqetësuese për 7 pacientë që ndërruan jetë, por që siç u tha më pas kishin edhe probleme tjera shëndetësore.

Sipas të dhënave nga dhjetë ditët e fundit, në vend janë regjistruar 1.141 të infektuar, dhe 31 veta që ndërruan jetë.
Në këtë situatë kur nuk po ndalet përhapja e koronavirusit, në vend po zhvillohen debate për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, shkruan portali maqedonas.

Qeveria mbrëmë rekomandoi që të fillojnë parapërgatitjet për zgjedhjet që planifikohen të mbahen më 5 korrik, por kundër këtij propozimi ka qenë ministri i brendshëm në Qeverinë teknike, që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE. (INA)