Kosova ia ndalon hyrjen në Kosovë “aktorit” serb, Marko Gjuriq

75

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë për t’i vizituar katër komunave verore.

Mirëpo, burime të “Indeksonline” mësojnë se Ministria e Punëve të Jashtme ka anuluar lejen për zyrtarin nga Serbia i cili kishte planifikuar “aktrim” për gjendjen e “mjerueshme” të serbëve në veri.

Vizita e Gjuriq vjen pasi Beogradi zyrtar pretendoi se “situata është vetëm një hap para se të dalë nga kontrolli”.

Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaroi se do të gjendet mënyrë që të dërgohen artikujt në veri të Kosovës.

Ndryshe, Indeksonline publikoi një artikull ku tregohet plani i Beogradit për një “katastrofë humanitare” në veri.

Burimet tona kanë treguar se me datën 1 dhe 2 korrik në veri nuk do të punojë asnjë subjekt afarist.

Siç mëson portali, ky vendim është marrë në mbledhjen e mbajtur në lokalet e Metllac në Zveçan, ku nën organizimin e unionit të biznesmenëve në veri morën pjesë Radosh Petroviciq, Radule Steviq, Dragan Katolik, Vllaskoviqit e biznesmenë tjerë nga komuna e Mitrovicës e Zveçanit.

Ndërsa biznesmenët nga Leposaviqi dhe Zubin Potoku nuk kanë marrë pjesë, por e kanë konfirmuar pajtueshmërinë për veprime të njëjta dhe do të zbatojnë vendimet e marra në këtë takim.

“Vendimi kryesor nga ky takim është se me datën 01 -02.07.2019, në veri nuk do të punojë asnjë subjekt afarist”, ka thënë ky burim për IndeksOnline.

E veçanta e këtij tubimi ka qenë festa dhe pjesëmarrja e subjekteve jo serbe (Gorane dhe Boshnjake).

Në këtë takim është diskutuar edhe mundësia e bllokimit të pikave kufitare Brnjak dhe Jarinje. Mirëpo, një vendim i tillë nuk është marrë ende.

Po ashtu, me datën 02.07,2019, me fillim në ora 19:00 në të njëjtin vend do të mbahet takimi i radhës për ecurinë e veprimeve që do të ndërmerren. /Indeksonline