Kosova në tavolinë – Thaçi, Vuçiq e Rama e bëjnë c.opë-c.opë

33
#

Forumi i Alpbachut që u mbajt në gushtin e vitit 2018 në Austri ka qenë momenti kur dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq, kanë filluar të flasin hapur për idenë e tyre të shk.ëmbimit të te.rritoreve dhe korrigjimi të kufijve, si mjet për të arritur tek një ma.rrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo temë ka vazhduar të diskutohet deri në fundin e prillit të këtij viti, derisa mori goditjen përfundimtare nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Samitin e Berlinit, të organizuar enkas për t’ia marrë nga dora dialogun Mogherinit, pasi që shefja e politikës së jashtme të BE-së kishte lejuar dy liderët që të flisnin edhe për p.azare me te.rritore dhe ndarje të Kosovës.

Kjo temë është riaktualizuar pas një s.kandali në të cilin është përfshirë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili kishte folur hapur për rre.zikun e ndarjes së Kosovës, në biseda telefonike me dy k.omikë rus, e për të cilët mendonte se ishin ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroschenko dhe Sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg.

Në këtë bisedë Zaev dëgjohet teksa i tregon me frikë Poroschenkos për planin e Thaçit, Vuçiqit, e Edi Ramës, për ta ndarë Kosovën, dhe se për një gjë të tillë thoshte se ata e kanë edhe përkrahjen e Turqisë dhe Rusisë.

Kjo ka nxitur ka.rikaturistin e shqiptar të gazetës “MAPO”, Bujar Kapexhiun, që të paraqesë përmes një karikature, treshen Thaçi-Rama-Vuçiq të ulur në një tavolinë teksa c.opëtojnë territoret e Kosovës.

Kundër kësaj ideje kanë dalë SHBA-të, Gjermania, Franca dhe gjithë shtetet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe gjithë klasën politike në Kosovës, nga f.rika që një ide e tillë do të rikthente gj.akderdhjen në Ballkan.