Kosova renditet e para në Evropë për sa i përket çmimeve të lira në restorante

Advertisment

Kosova renditet e para në listën e vendeve më të lira të Evropës për sa i përket çmimeve të lira në restorante.

Sipas portalit mbi kostot dhe cilësinë e jetës, Numbeo, Kosova renditet e para në Europë si më e lira, duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit.

Reklame

Në këtë listë Maqedonia renditet e dyta, e përcjellë nga Ukraina, Serbia , dhe Shqipëria.

Bosnja dhe Mali i Zi janë më të shtrenjtat e rajonit. Bosnja ka një diferencë të ngushtë me Shqipërinë, ku një drekë atje kushton mesatarisht 2527 lekë. Ndërsa Mali i Zi, i 12-ti në renditje, vlerësohet të jetë më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor, ku fatura shkon mesatarisht 3000 lekë, duke kaluar kështu edhe vende anëtarë të BE-së si Çekia apo Bullgaria, shkruan monitor.al.

Kujtojmë se me çmimet ishin ndarë të kënaqur edhe tifozët anglezë, të cilët kishin ardhur në Kosovë për ndeshjen që u zhvillua në nëntor mes Anglisë dhe Kosovës.

Në rrjete sociale ata në vazhdimësi kanë ndarë postime me miqtë e tyre se sa e lirë ishte Kosova për të jetuar.

Ndërkaq lidhur me postimin e Morinës, ka reaguar edhe drejtoresha e Klinikës Endokrinologjike në QKUK, Venera Berisha – Muharremi.

Në një artikull shkruar për Gazetën Shneta, Berisha – Muharremi ka thënë se Pas Burdushit dhe Hetem Ramadanit tani fatkeqësisht edhe doktori manipulon me Diabetikët dhe Obezët.

Ndërkaq, në postimin e Morinës janë edhe disa komente tjera, reagime nga endokrinolog të cilët kanë hedhur poshtë mundësinë e shërimit të diabetit, e aq më pak me metoda kirurgjike.

“Zotëri a e din ti se diabeti melit është sëmundje e pashërueshme? Është sëmundje kronike, progresive metabolike trajtimi i së cilës bëhet me protokolle të caktuara ndërkombëtare. Bëhu serioz dhe puno në degën për të cilën ke kry shkollimin. Dr. Valton Saiti, internist – endokrinolog”, thuhet në një koment të postuar nga Ilir Saiti.

Kujtojmë se përveç Morinës edhe mjeku popullor Hetem Ramadani pati pretenduar se e kryen shërimin e diabetit.