Kosovari ia pa sherrin pasaportës që e pagoi 3 mijë euro, çka i bëri policia gjermane

Një qytetar i Kosovës, ndërsa po udhëtonte me tren në Rosenheim të Gjermanisë u ndalua nga Policia Federale e cila e urdhëroi atë të linte trenin, shkruan rosenheimer24.

I arrestuari kishte dorëzuar për identifikim në kontrollin policor pasaportën e tij dhe një leje qëndrimi të falsifikuar plotësisht të Francë, transmeton albinfo.ch.

Reklame

Ai me këtë rast ka thënë se dokumentin e rremë e kishte siguruar nga një burrë në Kosovë i cili ishte i panjohur për të.

Për këtë dokument atij i ishte dashur të paguante rreth 3000 euro. Parë nga ky aspekt, ai besonte se dokumenti ishte i mirëfilltë, i rregullt.

 

Kosovari u raportua për përpjekje të hyrjes së paautorizuar në Gjermani dhe për dokumente të falsifikuara. Në përputhje me kërkesën e prokurorit, gjykatësi hetues në Rosenheim ka urdhëruarv që ai të vendosej nën masa arresti. Ai u dërgua në institucionin korrektues (burgun) të Traunsteinit.