Kosovari realizon videoklipin e këngës më të re të Justin Bieberit (video)

Advertisment

Viti 2020 ka filluar mirë për shqiptarët e zellshëm të cilët me punën e tyre po depërtojnë nëpër botë.

Një gjë të tillë e ka arritur edhe kosovari, Arben Vllasaliu, puna e të cilit tanimë mund të shihet në videoklipin e fundit të këngëtarit të njohur botëror Justin Bieber, shkruan Reporteri.net.

Reklame

Kreativitetit artistik i kësaj video është bërë falë punës së Arben Vllasaliut, i cili ka përgatitur animacionin që ju do ta shihni në videon në vijim.

Arbeni ka thënë se nuk do të ndalet dhe se shumë gjëra të reja dhe të mira do të vijnë në muajt në vijim.

“Unë e kam përmendur se gjëra të reja dhe emocionuese po vijnë në vitin 2020, dhe ju nuk u desh të prisnit shumë gjatë!

Ky është vetëm një nga animacionet që kam bërë për Justin Bieber dhe ky është vetëm fillimi. Shumë gjëra të tjera po vijnë. Qëndroni me ne!”, ka shkruar Arbeni. / KultPlus.com