Kosovë, 3 të vd ekur dhe 183 raste të reja me COVID-19

epa08297910 Test tubes prepared for blood samples in a ward set up for receiving new patents infected with the Covid-19 virus in a hospital in Budapest, Hungary, 16 March 2020. The number of people in Hungary testing positive for the new coronavirus has increased to 39, and one person has died. EPA-EFE/ZSOLT SZIGETVARY HUNGARY OUT
Advertisment

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 3 persona të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vd ekur, duke çuar në 82 numrin e të vdekurve në nivel vendi.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 183 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 3.886.

Reklame

Rastet pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, ndër të cilat me numër më të madh janë regjistruar në komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 365 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 26.039 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat e fundit kanë regjistruar 57 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në nivel vendi deri më tani ka arritur në 2.003 raste.