Kosovë: Edhe pse u paralajmërua, ende nuk do ketë dasma

Advertisment

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendime të reja për masat ndaj Covid-19.

Në mbledhjen e sotme nuk është përmendur që do të lejohen dasmat, ndonëse ishte paralajmëruar që më 1 korrik do të nisin.

Reklame

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, theksoi se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona, përcjell albinfo.ch.

Ndryshe, mikrobiologu Lul Raka është i bindur se nuk do të duhej të lejohej mbajtja e dasmave aktualisht në Kosovë. Ai theksoi se me rritjen e numrit të të prekurve me Covid-19 në vend, kjo çështje as nuk do të duhej të diskutohej.

“Mendimi im personal dhe profesional është që me këta numra, s’ka çka diskutohet për dasma”, tha Raka.