Kosovë, pacienti me koronavirus i mllefosur me Labinot Tahirin (VIDEO)

Advertisment

Në reportazhin e ​KosovaPress me pamje ekskluzive dhe rrëfime brenda Klinikës Infektive në Prishtinë, mes vuajtjeve të pacientëve dhe rrotull mjekëve e infermierëve njëri pacientë shprehu mllefin e tij ndaj këngëtarit Labinot Tahiri, i cili po vazhdon ta mohojë këtë pandemi dhe ekzistencën e Covid-19 .

“Labin shkoni intervistojeni që del para kamerave e thotë rrena janë këto… Ma mirë tash shumë prej të hënës jam këtu kurrë më mirë se sot nuk kam qenë”, i thotë këto fjalë me vështirësi ky pacient.

Reklame

Këngëtari Labinot Tahiri në protestën e organizuar nga artistët dhe gastronomët, tha se pandemia Covid-19 nuk ekziston, duke thënë se nëse dikush infektohet nga kjo protestë, është në gjendje të vuajë dënimin me burg.