Kosovë, përfundojnë në burg tre të rinjë nga Maqedonisë

135

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar në dy lokacione të ndryshme në Ferizaj, me ç’rast janë privuar nga liria gjashtë persona dhe janë konfiskuar 209 kilogram substancë e dyshuar e llojit m*rihuanë.

Sipas Policisë së Kosovës pas një hetimi disa mujor, ka realizuar një operacion të suksesshëm i cili ka rezultuar me arr*stimin e gjashtë personave të dyshuar.

Gjatë këtij operacioni policor janë arr*stuar gjashtë personat e dyshuar:

XH.S. viti i lindjes 1990, B.S. viti i lindjes 1978, G.K. viti i lindjes 1991, si dhe tre shqiptar të Maqedonisë, F.B. viti i lindjes 1992, J.B. viti i lindjes 1997 dhe F.B. viti i lindjes 1994.

 

“Në këto lokacione përveç konfiskimit të substancës n, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar edhe katër vetura (Pasat, Venta, Golf IV dhe Sharan), para kesh 839 euro e 95 cent, para kesh 520 denar Maqedonas, para kesh 3 dollar Amerikan dhe gjashtë telefona celular.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.