Kosovë, portieri përfundon në spital pasi rrihet nga tifozët

Është ndërprerë ndeshja derbit ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit edhe pse po zhvilloheshin minutat e fundit të saj.

Ballkani ishte në epërsi 1-0 deri në sekondat e fundit të ndeshjes me golin e Krasniqit të realizuar pas vetëm 30 sekondave lojë, por në fund të sfidës, në skenë doli portieri i Gjilanit i cili shënoi me kokë për 1-1.

Reklame

Menjëherë pas golit, disa tifozë hynë në fushë dhe me këtë rast ka mbetur i lënduar portieri i Ballkani Stivi Frashëri i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore dhe u largua nga fusha me autoambulancë. pas çka u transferua në spital.

Policia ka hapur rast për rrahjen e portierit në Gjilan.

Lajmin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se ende nuk ka të arrestuar në lidhje me rastin.

”Portieri është dërguar në qendrën e mjekësisë në Gjilan, ka lëndime trupore”, ka thënë Hashani.

Policia po e heton rastin.