Kosovë/Qytetari kap peshkun gjigand në oborr, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Një video e xhiruar në Gjilan të Kosovës ka bërë xhiron e rrjetit, pasi një qytetar pretendon se ka gjetur një peshk para oborrit të banesës së tij.

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, shumë zona të Kosovës janë përmbytur, duke bërë që bashkë me ujin, të ‘shfaqen’ edhe gjallesa.

Reklame

Në oborrin e banesës së një qytetari nga Livoqi i Gjilanit, është pikasur një peshk i madh, i cili kapet nga ai dhe i tregohet kameras.

“Marshallah! Live! Na vini me kamera. Shikoje, shikoje. Rri aty ti,”- dëgjohet teksa flet i riu.