Kovaçki: VMRO dëshmoi se mund të koalicionojë me parti shqiptare

Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE është sonte në ClickPlus në TV21.

Duke folur për zgjedhjet për lider në VMRO-DPMNE dhe për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, ai tha se partia dëshmoi se mund të koalicionojë me parti shqiptare.

Reklame

“Kryetari arriti t’i përmirësojë, dhe atë si, raportet me shoqërinë ndërkombëtare. Me udhëheqjen e kryetarit arritëm të heqim njollën që në të kaluarën na thuhej nga oponenti politik se nuk kemi kapacitet për kaolicionim me parti shqiptare. Kjo tregoi se nuk ashtu dhe ky koalicionim më së miri u demonstrua në zgjedhje lokale ku korëm fitore bindëse ndaj LSDM-së”; tha Kovaçki.