Kovid pasaportat do të përdoren nga marsi, nuk mund të udhëtoni pa to?!

Advertisment

Ashtu siç ishte paralajmëruar, tanimë do të bëhet realitet udhëtimi me aeroplan vetëm me pasaportë COVID. Ky kusht pritet të vendoset dhe të hyjë në fuqi nga IATA – Organizata Ndërkombëtare për transport ajror.

Sipas IATA, me pasaportë COVIDS do të udhëtohet nga muaji mars i këtij viti. Të parët që do ta përdorin do të jenë aviokompanitë e mëdha.

Reklame

Pasaporta do të jetë edhe në aplikacionin mobil dhe se do të përmbaj vërtetimin se udhëtari ka kryer test apo ka pranuar vaksinën për COVID-19.

Kompanitë po punojnë që sa më shpejt të finalizojnë aplikacionin, që do të jetë falas për shkarkim dhe përdorim.

IATA tha se me këtë do të rritet sigurua dhe besimi në hapjen e kufijve dhe transportit ajror, po ashtu me këtë hiqet karantina për udhëtarët, pasi që ata do të dëshmojnë se kanë kryer test apo kanë pranuar vaksinën antiCOVID. (INA)