Krasniqi, Selimi e Syla në mesin e 9 të ak uzuarve të tjerë bashk me Thaçin dhe Veselin?

Advertisment

Dyshohet se përveç presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga Gjykata Speciale akuzohen edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Azem Syla, transmeton Insajderi.

Prokuroria e Hagës e ka bërë vetë publike aktak uzën e përgatitur ndaj Presidentit Hashim Thaçi, që gjatë lu ftës ka qenë drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndaj ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, që ka qenë një nga udhëheqësit të UÇK-së.

Reklame

Ata ak uzohen për kr ime lu fte, ndërsa aktak uza akoma s’është konfirmuar nga gjykata.

Prokuroria nuk ka zbuluar emra të tjerë, mirëpo tani janë bërë publikë nga mediumi “Arbresh.info”, edhe emrat të tjerë që supozohet se janë në të njëjtën aktak uzë me Thaçin e Veselin.

Siç shihet në fotografinë e publikuar nga ky medium, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi janë të akuzuar nga Specialja. Bashkë me ta edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Në Përmbledhjen Ekzekutive të propozim-aktak uzës të publikuar thuhet se ka prova të rëndësishme për vendosjen e përgjegjësisë në një nivel të lartë.

“Ky rrëfim përcakton prova të rëndësishme për vendosjen e përgjegjësisë në një nivel të lartë për kr imet e ndodhura në vendet kryesore të identifikuara të parabur gimit në 1998/1999”, thuhet në këtë dokument.

Dokumenti përmend fshatrat Jabllanicë, Likoc, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Baicë, Llapashticë, Kleçkë dhe Zllash. /Insajderi.com