Krasniqi: Sikur ta dinin njerëzit çfarë vlere ka agjërimi do ta prisnin e përcjellnin me lot

Advertisment
HTML Image as link

Hoxha Shefqet Krasniqi ka thënë se sikur ta dinin njerëzit çfarë vlere ka agjërimi do ta prisnin e përcjellnin me lot, shkruan Indeksonline.

Krasniqi po ashtu tha se përmes agjërimit, Allahu nuk do me na rëndu por do me na ngrit lartë.

Reklame

“Allahu i madhëruar nuk do me na rëndu por don me na sprovu, don me na ngrit lartë. Sikur ta dinin njerëzit çfarë vlere ka agjërimi pasha t’madhin Zot do e kishin prit me lot gëzimi dhe do e kishin përcjellë me lot të mërzisë që po shkon.

Sikur ta kishin dit njerëzit çfarë shpërblimi ka prej agjërimit, sa dush para me i dhanë, veç mate sa ki peshë qaq pare po t’i mati ndaq florinj, nuk e prish një ditë. Për atë Pejgamberi ka thënë agjëruesi ka dy gëzime. Kur bën iftar e ka gëzimin: O Zot, qelën sytë, gëzohet që e qoj edhe një ditë në vend për hatër të Zotit dhe gëzimin e dytë e ka kur del para Zotit në ditën e kiametit”, tha Krasniqi në NIN./Indeksonline/