Kasami takoi ministrin Cakaj diskutojnë për bashkëpunim

Advertisment

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në takim është biseduar për aktualitetin politik në vend si dhe mundësitë rreth bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Reklame

“U dakorduam që Shqipëria dhe Maqedonia kanë edhe një rrugë të përbashkët, atë të anëtarësimit në BE.

Prioritet i Lëvizjes Besa si pjesë e qeverisë do të jetë bashkëpunimi mes dy vendeve, në interes të të gjithë qytetarëve në të dy anët e kufirit🇦🇱🇲🇰”, shkruan Kasami në Facebook bashkanjgitur dy fotografitë nga takimi.

Sot takova Ministrin e autorizuar për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z.Gent Cakaj. Biseduam për…

Gepostet von Bilall Kasami am Donnerstag, 17. September 2020