Kreu i BFI-së, s’ka përgjigje për procedurat e zgjedhjes së reisit të ri (VIDEO)

Bashkësia Fetare Islame hesht nëse ka filluar ose jo procedurat për zgedhjen e Reisit të ri si dhe reformat e mundshme që duhet të pasojnë. Pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit për shpërdorim detyre, udhëheqësia e re nuk shpalosi as shpërdorimet e mundshme të Rexhepit, për opinionin publik.

Prej 1 jave, BFI nuk tregon asgjë, pavarësisht se reisi i ri Shaqir Fetahu, jashtë kamerave është duke zhvilluar takime me përfaqësues politike e shtetëror. Lidhur me reformimin e mundshëm të BFI-së, teologët flasin me doza skepticizmi, edhe pse për shumë prej tyre, situata nuk ka kthim prapa.

Reklame

Teologu, Ismail Bardhi thotë se pas asaj që ndodhi në këtë institucion, zgjidhja fillestare është formimi i një komisioni të pavarur i cili do të përcaktonte një kornizë të qartë se cilat tipare dhe atribute duhet të bart udhëheqësia e BFI-së.