Kreu i BFIsë Shaqir Fetahu pozitiv me koronavirus

Advertisment

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetahu ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Fetahu nëpërmjet rrjetit të tij Facebook ka informuar se gjendja e tij është mirë.

Momentalisht, gjithçka është normale pa ndonjë simptom problematike. U qëndroj preciz rekomandimeve mjekësore dhe jam në kurim shtëpiak. E konsideroj veten si i i sprovuar nga i Madhi Zot.

Reklame

Reisul Ulema Fetahu bën apel që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente dhe që sot besimtarëve mysliman ua uron festën e Kurban .

Të gjitha organet e BFI e RMV janë në hovin e përgatitjeve maksimale për Festën e Kurban Bajramit. Andaj, me këtë rast përzemërsisht uroj të gjithë besimtarëve Festën e Madhe të Kurban Bajramit, me lutje Allahut Fuqiplotë që t’i pranoj në mëshirën e Tij.