Kreu i Komunës së Gazi Babës shtrihet në spital, pozitiv me koronavirus

Advertisment

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski gjatë ditës së djeshme është shtrirë në Klinikë Infektive në Shkup. Mëngjesin e sotëm Georgievski është njoftuar që ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Ai thotë se është në gjendje të mirë dhe se tani për tani nuk e di se si është infektuar.

“Dje bëra testin, këtë mëngjes kam marrë rezultatet dhe është vërtetuar se jam pozitiv me Covid-19. Nuk kam temperaturë të lartë, situata është në rregull”, tha Georgievski për a1.

Reklame

Më parë, me Covid-19 kanë rezultuar pozitiv edhe kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ai i Çairit, Visar Ganiu dhe kreu i Çeshinovo-Obleshevës, Goranço Krstev.