Kreu i OBSH jep alarmin: Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë

Advertisment

Hemisfera veriore po përballet me një moment kritik për shkak të pandemisë COVID-19. Alarmi është dhënë nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe shumë vende janë në një rrugë të rrezikshme,” shtoi ai gjatë konferencës së zakonshme, duke shpjeguar se rritja e rasteve të regjistruara tashmë po çon në “spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv pothuajse në kufij ose përtej kapacitetit të tyre, dhe ne jemi ende në tetor” – tha ai.

Reklame

Ai u bëri thirrje liderëve të vendeve që të marrin masa për të parandaluar vdekjet dhe për të kufizuar përhapjen e virusit. Përmirësimi i testimit, gjurmimi i kontakteve të të infektuarve dhe izolimi i atyre që rrezikojnë përhapjen e virusit do t’u mundësonte vendeve të shmangin bllokimet e detyrueshme.

“Ne i nxisim udhëheqësit të ndërmarrin veprime të menjëhershme, për të parandaluar vdekjet e mëtejshme të panevojshme, shërbimet thelbësore shëndetësore dhe mbylljen e shkollave përsëri. Siç e thashë në shkurt, po e përsëris edhe sot: Kjo nuk është një lojë” – tha Ghebreyesus.