Kreu i ri i BFI-së Fetai në vizitën e tij të parë në myftininë e Tetovës

Advertisment

Për herë të parë që kur u emërua kryetar i Bashkësisë Fetare Islame, Reis Shakir efendi Fetai e vizitoi Xhaminë e Larme në Tetovë dhe Myftininë e Tetovës. Reisi gjithashtu e udhëhoq edhe lutjen e mesditës në Xhaminë e Larme.

“Unë jam veçanërisht i lumtur që ndodhem sot në këtë xhami me vlera të larta kulturore dhe artistike dhe nga ky qytet që dallohet me altruizmin e tij brenda organizimit të jetës fetare, me një traditë të vjetër fetare, si dhe novatorë dhe bartës të proceseve afatgjata. Unë e urova Myftininë në Tetovë për ndërtimin e Objektit për shërbime fetare dhe sociale dhe xhaminë e Kodrës së Diellit”, theksoi reisi Shakir efendi Fetai.

Reklame

Reisi Fetai, i cili ishte i shoqëruar nga myftiu i Shkupit dhe i Gostivarit në Tetovë u mirëprit nga myftiu i Tetovës, Qani Nesimi.