Krijimtari artistike ne kohë Pandemie (VIDEO)

Advertisment

Në këtë periudhe të vështirë te pandemis së krijuar nga COVID 19, ku te gjithë ne jemi të detyruar pjesën më të madhe të kohës ta kalojmë nëpër shtëpitë tona, njerëzit kanë gjetur mënyra te ndryshme se si ta kalojnë kohen dhe njëkohsisht të argëtohen. Një mënyrë kreative dhe shumë të bukur këto ditë na e shfaqën një grup artistësh tetovarë.

Ata krijojnë covera nga këngë të ndryshme,duke performuar në instrumente muzikore nga shtëpitë e tyre, që më pas ti bashkojnë dhe të krijojnë vepra shumë të bukura. Bëhet fjalë për artistët tetovarë Naser Saliu, Nehad Jonuzi, Besim Limani, Harun Ismaili dhe Arsim Iljazi

Reklame

Pas coverit të parë të këngës Spirit Caries On nga Dream Theater para disa ditëve, tani ata vijnë edhe me këngën e radhës, coveri i dytë “Jo Tani” nga Djemtë e Detit.

Ne video dhe sound editing nga Naser Saliu, në vazhdim ua paraqesim cover më të ri të tyrë “ Jo Tani” – Djemtë e Detit. Priten dhe shumë të tjerë!