Kritika ndaj Trump, rekomandoi injektimin e dezinfektantëve

Advertisment

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar më herët se koronavirusi mund të trajtohen nëse injekton dezinfektant në trup.

Kjo deklaratë është kritikuar ashpër nga komuniteti mjekësor, duke deklaruar se ky trajtim nuk është i përshtatshëm për COVID-19.

Reklame

Trump gjithashtu propozoi goditjen e trupave të pacientëve me rreze ultraviolet, një ide kjo që u refuzua nga një doktor që ishte i pranishëm në konferencë për shtyp.

Një nga zyrtarët e presidentit kishte deklaruar disa momente më herë se rrezet e diellit dhe dezinfektantët mund ta vrasin infeksionin.

Por gjithashtu është e njohur që ato përmbajnë substanca të rrezikshme që mund të jenë helmuese nëse futen në stomak. Madje dhe vetëm ekspozimi ndaj këtyre substancave mund të sjellë acarim të lëkurës, syve dhe probleme në sistemin respirator.

Gjatë konferencës për shtyp të Task Forcës kundër koronavirusit, një zyrtar prezantoi rezultatet e një kërkimi të qeverisë së SHBA sipas të cilit thuhej se virusi dobësohej më shpejt kur ai ekspozohej në rrezet e diellit dhe nxehtësi.

Në studim, gjithashtu thuhej se zbardhuesi mund ta shkatërronte virusin në pështymë o brenda pesë minutave dhe alkooli izopropil mund ta vriste atë edhe më shpejt.

“Pra, supozojme se duhet ta godasim trupin me një dritë të fuqishme, qoftë ultravjollcë apo jo.”, tha presidenti, duke iu drejtuar Dr. Deborah Birx, koordinatore e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, “dhe mendoj se ju thatë se kjo gjë nuk është kontrolluar, por do ta testoni atë”

“Dhe atëherë unë them, supozojme se e futët dritën brenda trupit, të cilën mund ta bëni ose përmes lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Dhe unë mendoj se keni thënë që do të provoni edhe këtë. Duket interesante”, u shpreh presidenti.

“Më tej shikoj që dezinfektanti e shkatërron virusin për një minutë. Një minutë. A ka ndonjë mënyrë që mund të bëjmë diçka të tillë, ta injektojmë apo thjesht të bëjmë një pastrim?”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.