Kriza e karburanteve, çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë në 13 vite

Stoqet kanë shënuar sërish rënie të hënën pas rritjes së çmimit të naftës në nivelin më të lartë në 13 vite. Në Azi, Indeksi Hang Seng i Hong Kongut u ul deri në 5%. Nikkei 225 i Japonisë ra me 3.6%. Kospi i Koresë së Jugut ra me 2.5%. Shanghai Composite i Kinës ra me 1%, shkruan CNN

Në tregun amerikan, DoW ra 450 pikë, ose 1.3%. ndërsa S&P 500 dhe Nasdaq ranë përkatësisht me 1.6% dhe 2%.

Reklame

Nafta ka shënuar rritjen më të madhe që nga 2008, me më shumë se 7%. Nafta e papërpunuar Brent gjithashtu u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, me 8% në 127,66 dollarë për fuçi.

Çmimi naftës shënoi rritje pas deklaratës së sekretarit amerikan Antony Blinken, i cili tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me aleatët e saj në Europë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse në një përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin.

“Masa pritet të përkeqësojë më tej çekuilibrin ofertë-kërkesë në një treg tashmë të ngushtë të naftës,” shkroi Yeap Jun Rong, një strateg tregu për IG Group.

“Rritja e çmimit të naftës mund të përbëjë një kërcënim për marzhet e firmave dhe perspektivën e shpenzimeve konsumatore, në një kohë kur Fed do të përballet me presion më të madh,” shtoi ai.

/abcnews.al