Kriza e koronavirusit ka fundosur marrëdhëniet SHBA-Kinë, ç’ka pritet të ndodh

Përmbledhje nga shkrimi i autorit Stephen Roach

Pas 48 vjetësh progres, një shkatërrim i marrëdhënieve SHBA-Kinë, është afër. Ky është një rezultat tragjik për të dy palët dhe për botën.

Publiku nacionalist amerikan është i ngopur me Kinën. Sipas një sondazhi të ri nga Qendra Kërkimore Pew, 66 % e qytetarëve amerikanë e shohin Kinën në një prizëm jo të favorshëm – gjashtë pikë më poshtë se verën e kaluar dhe përfundimi më negativ qëkur Pew e paraqiti këtë pyetje rreth 15 vjet më parë. Përqindja më e ulët e arritur vjen për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ku shumë amerikanë janë infektuar ose vdekur, të tjerë kanë humbur vendet e punës dhe të tjerë janë detyruar të mbyllen në shtëpi.

Një publik po aq nacionalist kinez është gjithashtu i irrituar me Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk ndodh vetëm sepse presidenti Trump këmbënguli të quajë koronavirusin si ‘virusi kinez’por dhe sepse virusi u lidh me aktivitete të dyshimta në Laboratorin Kombëtar të Biosigurisë në Wuhan.

Ashtu si shumica e fëmijëve mësohen se dy gabime nuk bëjnë një të drejtë, faji nuk justifikon ndërprerjen e marrëdhënies dypalëshe më të rëndësishme në botë. Përkundrazi, duhet të mendojmë për pasojat e ashpra të kësaj këputjeje.

Të dy ekonomitë, do të dëmtohen. Kina do të humbasë burimin e saj më të madh të kërkesës së huaj, në një kohë kur eksportet akoma përbëjnë 20 % të produktit të brendshëm bruto.

Kina, gjithashtu do të humbasë aksesin në teknologjinë amerikane, mundësi që përdoret për të përmisuar teknologjinë kineze. Humbja e vlerës së yuanit kinez ndaj dollarit amerikan, mund të çojë në paqëndrueshmëri më të madhe financiare.

Pasojat do të jenë në të njëjtën mënyrë problematike për SHBA., e cila do të humbasë një burim kryesor të mallrave me kosto të ulët, mallra që konsumatorët me të ardhura të kufizuara, mbështeten prej kohësh.

Ekonomia amerikane do të humbasë një burim kryesor të kërkesës së jashtme, sepse Kina është bërë tregu i tretë më i madh dhe më i shpejtë në eksport i Amerikës dhe SHBA gjithashtu do të humbasë burimin e saj më të madh të kërkesës së huaj për letrat me vlerë të thesarit.

Por pasojat e e prishjes së marrëdhënieve SHBA-Kinë shkojnë përtej ekonomisë. Një ndryshim vendimtar në ekuilibrin e fuqive globale, duke sjellë një luftë të ftohtë, mund të jetë një tjetër pasojë. Një luftë e ftohtë mund të bëhet një kërcënim në rritje për paqen botërore.

A mund të shpëtohet marrëdhënia e prishur SHBA-Kinë?

Për ironi, Covid-19 ofron një mundësi. Liderët e të dy vendeve do të duhet të ndalojnë lojën e fajit dhe të fillojnë të rivendosin besimin. Për ta bërë këtë, të dyja shtetet duhet të tregojnë me prova dhe sinqeritet se çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë ditëve të para të pandemisë- fillimisht në dhjetor në Kinë dhe më pas në janar-shkurt në SHBA.